Partizani tjetër humbje, 0-2 me Shkumbinin
Nga Altin Latifi
Partizani ka thelluar krizën e tij, duke u mundur në shtëpi edhe nga Shkumbini. Të kuqtë u mundën 2-0 duke treguar edhe një lojë shumë të dobët. Ndërkohë, kanë arritur të fitojnë Vllaznia e Dinamo që kanë shkurtuar diferencën me Tiranën kryesuese.
TIRANE- Partizani ka pësuar humbjen e 6-të për këtë sezon, duke u mposhtur 2-0 në shtëpi nga Shkumbini. Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros në kampionat, të kuqtë kanë qenë vetëm hija e vetvetes në fushë, duke mos arritur për asnjë moment të vënë në rrezik kundërshtarin. Shkumbini kaloi në avantazh në minutën e 31-të me anë të Rizvanollit, një gol që ka mjaftuar për pjesën e parë. Në minutën e 53-të, peqinasit arrijnë të dyfishojnë shifrat me anë të Norës, duke hipotekuar praktikisht fitoren. Kjo disfatë e lë Partizanin në vend të fundit edhe pas javës së nëntë, me vetëm 5 pikë. Gjë që do të thotë se për të kuqtë, shpëtimi nga mosrënia nga kategoria, bëhet një mision akoma më i vështirë.
Në takimet e tjera, Dinamo ka arritur të fitojë 2-0 me Apoloninë në Fier, falë golave të shënuar nga Sefa e Poçi. Në Shkodër, Vllaznia mposhti 2-0 Elbasanin, duke iu afruar me 3 pikë Tiranës, ndërsa takimi mes Flamurtarit dhe Bylisit përfundoi në barazim pa gola. Java e 9-të mbyllet me ndeshjet Tirana-Besa dhe Lushnja-Teuta. (a.r/balkanweb)