F1, Masa pole në Brazil, Hamilton, i katërti
Nga Altin Latifi
Në Brazil do të zhvillohet gara e fundit e Botërorit të Formula 1 dhe vëmendja e gjithë botës është përqendruar aty. Felipe Masa ka realizuar kohën më të shpejtë në provat zyrtare dhe do të niset i pari, duke rindezur shpresat për titullin kampion. Vetëm vendi i katërt për Hamilton, që gjithsesi duket i qetë.
BRAZIL- Felipe Masa ka rindezur shpresat për titullin kampion në Formula 1, duke marrë pole-positionin në Çmimin e Madh të Brazilit. Piloti brazilian i Ferrarit ka dominuar në provat zyrtare dhe vendi i katërt në nisje i Hamilton e bën gjithçka më pozitive për të. Në fakt, duket një situatë e ngjashme si një vit më parë, me dy makinat Ferrari që do të nisen para britanikut, veçse këtë herë Ron Denis siguron se gjithçka është nën kontroll. Vendi i katërt është një pozicion i mjaftueshëm për të që të arrijë të shpallet kampion, megjithatë, te Ferrari shpresat janë rritur. Masa do të ketë pas vetes Jarno Trulin me Tojotën dhe Kimi Raikonen, i cili mund të shërbejë si “tapë” për dy makinat MekLaren. Për Hamilton gara bëhet më e vështirë po të kihet parasysh fakti se pas vetes në vijën e startit ka një pilot si Fernando Alonso. Madje, ka nga ata që vënë bast se dy ish-shokët e skuadrës mund të përplasen në garën e të dielës. Ferrari shpreson shumë te kushtet klimaterike të paqëndrueshme në Inter Lagos. Në shumë gara është parë se rënia e shiut ka përmbysur gjithçka. Megjithatë, MekLaren është parë më mirë në provat zyrtare, në krahasim me ato të së premtes. Në prag të garës së fundit, Ljuis Hamilton kryeson në renditjen e Botërorit me 7 pikë më shumë se rivali i tij Masa.(a.r/balkanweb)