Partizani, triumf para Superkupës

Partizani i Ledina Koçit ka marrë fitoren e parë në Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për femra dhe tanimë vjen me një moral shumë më të lartë për Superkupën, të cilën do ta luajë të mërkurën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Si një provë kontrolli për vajzat e klubit të kuq ka shërbyer derbi me Tiranën, që e kanë fituar me 25 pikë diferencë, 91-66. Partizani e ka plotësisht lojën nën kontroll, ndërsa ka fituar periodën e parë, 21-11.
E dyta është e barabartë, 18-18, por në pushim Partizani ka kryesuar 39-29. Tirana mundohet të rekuperojë dhe duke fituar periodën e tretë 22-25 ka ngushtar 61-54. Partizani shkundet dhe nuk kërkon më të rrezikojë. 30-12 perioda e katërt dhe në përfundim 91-66. E marta do të jetë për sfidën Flamurtari – Prishtina, që do të zhvillohet në ora 17:00 në Vlorë, kurse të mërkurën me ndeshjen Penza – Bashkimi Prizren mbyllet faza e parë e Ligë Unike në basketboll për femra, gjithnjë nën kryesimin e skuadrës nga Peja.