Ses Cup, në ditën e tij të tretë

Skitë shqiptare kanë zhvilluar ditën e tretë të kampionatit të vendeve në zhvillim, quajtur ndryshe Ses Cup, gjithnjë në Kronoplatz të Italisë. Në ditën e tretë ishte Sllallomi Gjigant, ndërsa në këtë disiplinë për meshkuj vendin e parë e ka zënë italiani Federiko Liberatore me kohën 2’33”97. Në vendin e dytë suedezi Linkvist dhe në të tretin izraeliti Zolos. Për shqiptarët, Erion Tola vijon të bëjë mirë, ndërsa është renditur i 38-ti. Po kështu Kevin Qerimi i 42-ti dhe Vasil Veriga i 55-ti.
Të vetmit që nuk e kanë përfunduar garën ishin Deni Xhepa, Marsel Biçoku dhe Ezio Leoneti. Ndërkohë është konkurruar dhe për femra, atje ku përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë ishte Chiara Di Camillo. Me raundin e dytë të Sllallomit Gjigant mbyllet dhe i gjithë aktiviteti i skive shqiptare të martën, që për herë të parë u zhvillua në Alpet e Italisë.