E Enjte, 5 Nëntor 2026

Teuta fundos Vllazninë në Ligën Unike

Teuta është rikthyer tek fitorja në Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për meshkuj, teksa të shtunën në mbrëmje, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ka mundur Vllazninë, 94-57. Një fitore e “djemve të detit” me 37 pikë diferencë që thellon krizën e kuqebluve, të cilët edhe pas largimit të Milatoviç nuk e kanë ndryshuar gjendjen e tyre. 25-12 perioda e parë për Teutën, e cila duke fituar të dytën, 20-7, shkon në pushim me avantazhin 45-19.

Avantazh që vjen duke u thelluar në të tretën. 27-20 për Teutën dhe në total 72-39. E fundit 22-18 po për Teutën, që fikson shifrat 94-57. Fitorja e katërt për Teutën në shtatë javë, ndërsa Vllaznia ka pësuar humbjen e gjashtë. Sakaq Peja ka mundur Rahovecin, 122-88. E diela në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë në ora 19:00 me Kamza Basket – Tirana, kurse kryesuesja Golden Eagle Ylli, 11 pikë pas gjashtë javësh, do të presë Prizrenin 16.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›