E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Seanca e Kuvendit të Bashkuar në Prishtinë, Rama ndan fotoalbumin

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, fotoalbumin nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

Rama e ka quajtur “seancën e Kuvendit të Bashkuar në Prishtinë”, ndërsa në fotoalbumin e shpërndarë në Facebook dhe Instagram ka momente nga fjala e tij në Kuvend, nga nënshkrimi i marrëveshje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe darka e përbashkët e personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës erdhi si nevojë e koordinimit të agjendës kombëtare.

Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga seanca e përbashkë Shqipëri-Kosovë në Prishtinë 1 nga 24

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›