E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, “zonja e zezë” për VllazninëGolin e vetëm të takimit e shënoi kapiteni beratas i Teutës, Vangjel Mile me një kryevepër në minutën e 61-të takimit, që i dhuroi edhe tri pikë të tjera të arta durrsakëve në luftën për një vend në Europë. Te

Teuta është shndërruar në një “zonjë e zezë” për Vllazninë (1-0), pasi për herë të dytë gjatë këtij sezoni formacioni durrsak triumfoi kundër shkodranëve, kësaj radhe duke i zbritur nga froni i përbashkët me Tiranës.

Kuqeblutë krijuan një volum më të madh loje në “Niko Dovana”, por sërish “strategjia Sulejman Starova” dominoi mbi atë të malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç, ashtu sikundër kishte bërë ish-trajneri i Partizanit ndaj të dorëhequrit Agim Canaj në fitoren 4-0 të Teutës në fazën e dytë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi kapiteni beratas i Teutës, Vangjel Mile me një kryevepër në minutën e 61-të takimit, që i dhuroi edhe tri pikë të tjera të arta durrsakëve në luftën për një vend në Europë.

Teuta është e vetmja skuadër që ka mundur të fitojë me të katër kryesuesit e kampionatit, Tiranën, Vllazninë, Dinamon e Shkumbinin.

Shkodranët bënë një hap të gabuar në Durrës, por falë edhe ndihmës së marrë nga Partizani, në barazimin 2-2 me Tiranën (kryeson e vetme), nuk krijuan një diferencë të madhe me 23-herë kampionët, me të cilët do të përballen me bardheblutë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, përpara se të sfidojnë njëra-tjetrën në javën e fundit të kampionatit.

Goli i Miles ishte i 125-i historik në portën e Vllaznisë gjatë 142 ndeshjeve të zhvilluara midis dy klubeve, ndërkohë që numri i fitoreve të Teutës u ngjit në kuotën 39-të, kundrejt 68 fitoreve të Vllaznisë (35 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
Java 28

E shtunë, 18 prill 2009, ora 16:30

Partizani-Tirana         2-2
Shënues: Babamusta 63’, Ngjela 67’ / Xhafa 56’, 87’

Teuta-Vllaznia         1-0
Shënues: Mile 61’

Besa-Dinamo         1-1
Shënues: Leci 33’/Ceko 75’

Shkumbini-Lushnja     1-0
Shënues: Dervishi 10’

Elbasani-Bylis         2-1
Shënues: Ahmataj 3’, 61’/ Arapi 40’

Flamurtari-Apolonia 0-0

RENDITJA
Tirana        55
Vllaznia     54
Dinamo     48
Shkumbini     44
Teuta     41
Besa         39
Flamurtari 31
Partizani     30
Elbasani     30
Lushnja     29
Apolonia     26
Bylis     25

E Shtune, 18 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›