Një bllok pallatesh te rruga e "Durrësit" 15 ditë pa ujë
TIRANE- "Kemi 15 ditë pa u furnizuar me ujë të pijshëm" – kështu kanë thënë disa banorë, të cilët banojnë në pallatet që ndodhen midis rrugës së "Durrësit" dhe "Mine Pezës".
Banorët kanë bërë të ditur se askush nga Ujësjellësi nuk i ka informuar për këtë ndërprerje kaq të gjatë të ujit të pijshëm.
"Pallatet që ndodhen mbrapa ish-kafe "Florës" nuk kanë asnjë pikë ujë prej dy javësh. Askush nuk na kthen përgjigje kur marrim në telefon te Ujësjellësi. Ne i paguajmë përherë faturat nuk e dimë ku të drejtohemi" - kanë thënë banorët.
(m.a/GSH/BalkanWeb)