E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google lejon eksportimin e telefonatave të kryera

Shërbimi i ri i “lirisë të së dhënave”, Google Takeout, lejon të eksportoni të dhënat tuaja si; fotot dhe informacionet nga shërbimi Picasa dhe Buzz, gjithashtu ka vendosur dhe opsionin më të ri të shkarkimit të dhënave nga Google Voice.

Me shtimin e opsionit të ri përdoruesit do të munden të shkarkojnë të gjithë historinë e komunikimeve nga shërbimi i telefonisë Google Voice, nga mesazhet vokale te telefonatat e regjistruara.

Për shumë përdorues, Google voice është një shërbim i përdorur në biznese të ndryshme, të cilët kanë nevojë ti ruajnë dhe ti përdorin në të ardhmen të dhënat e tyre. Pra shërbimi i ri Google Takeout do të thjeshtoi punën e shumë profesionistëve.

Komunikimet vokale dhe mesazhet do të eksportohen në format mp3, mesazhet e teksit në një mikro-format të HTML dhe numrat e telefonave do të eksportohen në vcards.

Lajmërimi u dha nga inxhinierët e Google me anë të një video komike, ku shfaqeshin si partizanët e organizatës “fronti i lirimit të informacionit”.

Projekti i Google, me vendosjen e opsionit të ri, është të distancohet nga ngjashmëritë me kolosin tjetër të webit, Facebook.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›