Paruket, drejtësia angleze i jep fund traditës
Anglia është vendi që ka shpikur minifundin, por edhe parukën, të cilën gjykatësit dhe avokatët e kanë veshur për 300 vjet me radhë, një aksesor ky që i bënte të dukeshin si personazhe filmash, duke u kujtuar të gjithëve se nga këto anë traditat merren me shumë seriozitet. Megjithatë, që prej disa ditësh modernizimi duket se ka hyrë edhe në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar. Ashtu siç është theksuar edhe vitin e kaluar nga lord Philips, i cili është dhe shefi i drejtësisë së "Law Lords", institucionit më të madh kombëtar të drejtësisë, paruka e bardhë me qime kali nuk do të lejohet më gjatë seancave gjyqësore. Pas shumë hetimesh mbi argumentin në fjalë, lord Philips është shprehur se paruka do të zhduket nga proceset civile, por jo nga ato penale. Arsyeja? Studimet dhe sondazhet e bëra tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve dyshonin se mund ta fitonin lirinë nga magjistratët, për shkak të pamjes së tyre të dalë mode, ose siç e ka cilësuar "Guardian", "të kalbur". Në këtë pikë, lordin Philips e ka bindur një sondazh: vetëm 31 për qind e popullsisë dëshironte që gjykatësit dhe avokatët të vazhdonin ta mbanin parukën në gjyqet civile. Ndërsa në ato penale, 68 për qind e opinionit publik mbetet dashamirës ndaj parukës, ashtu si dhe gjykatësit, sepse, sipas tyre, kjo është edhe një mënyrë për t‘u fshehur ndaj të pandehurve dhe familjarëve tyre. Pasi të përfundojnë gjyqin, ata mund ta heqin parukën dhe të shkojnë lehtësisht në shtëpi.
Avokatët dhe gjykatësit do të mbajnë veshur vetëm pelerinën e zezë, por pa paruke dhe kollare. Për momentin ky rregull vlen vetëm për gjyqet civile. Gjyqet penale dhe avokatët që mbulojnë këto çështje do të vazhdojnë të mbajnë në kokë simbolin e traditës angleze. Gjithsesi, është e sigurt se me kalimin e viteve ky "revolucion" do t‘i përfshijë edhe ata.
Ndoshta për gjykatësit parukat e bardha do të mbeteshin aty ku kanë qenë më parë: mbi kokat e tyre. Merita e ndryshimit është e avokatëve, sepse, sipas tyre, edhe në mungesë të këtij aksesori gjyqet mund të kryhen shumë mirë. Ata thonë se klientët i nënvleftësojnë, se nuk i konsiderojnë si avokatë të vërtetë. Por tani duket se kësaj periudhe i ka ardhur fundi dhe se gjykatat angleze kanë vendosur t‘i vënë kapak asaj epoke. Paruka u soll në Angli nga Franca në fund të shekullit XVII. Ishte Karli II ai që ia kopjoi Luigjit XIV. Në fillim e mbanin të gjithë aristokratët, më pas doli jashtë mode dhe mbeti vetëm mbi kokat e gjykatësve dhe avokatëve. Në vitin 1780, versioni i parukës së gjatë u zëvendësua nga një model më i shkurtër e më praktik. Tashmë edhe modelit të ri i ka rënë vlera.
Sipas prestigjiozes "Times", bëhet fjalë për një tendencë të zakonshme, e cila lidhet me shumë profesione të tjera. Edhe në bankat e Londrës janë zhdukur nga qarkullimi kapelat e republikës (e fundit është parë në vitet ‘70), kostumet me vija gri dhe çadrat. As bankierët nuk e veshin më uniformën me të cilën dikur dalloheshin metra larg. Sot, duke ndjekur një modë amerikane, shumë banka dhe shoqëri investimesh u lejojnë punonjësve të paraqiten në punë pa kravatë, duke veshur një bluzë pambuku dhe një palë pantallona kadife, njësoj si të ishin gati për të kaluar lirshëm një fundjavë mes miqsh. "Është moda e stilit të thjeshtë, atij të rastësishëm dhe uniformës banale, ose më saktë perëndimi i një elegance, që nuk ishte vetëm formale, por një shenjë hierarkie, joshjeje dhe etike", shkruan një gazetë londineze. Pas pak kohësh nuk do ta shohim më as parukën që mbajnë për momentin gjyqtarët në proceset penale. Kjo është një tjetër copëz që po zhduket nga Anglia e vjetër. Le të shpresojmë se, pa parukën, të paktën gjyqtarët "s‘do të humbasin" kokën.