E Diel, 1 Nëntor 2026

Parukierja çonte në Greqi 11 kg drogë, u kap në autobusin Gjirokastër-Athinë

Gjirokastër, 7 maj, NOA Plot 11 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë janë mundur të sekuestrohen nga forcat e policisë së Gjirokastrës, nën operacionin e koduar Parukierja, ndërsa transportoheshin nga një vajzë në autobusin e linjës ndërkombëtare Shqipëri-Athinë.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se kjo u realizua falë kontrollit në disa autobusë të linjave të ndryshme që lëviznin në drejtim të shtetit grek, ku droga e lartpërmendur u kap pikërisht në linjën Gjirokastër- Athinë të shoqërisë Lengo Diamanti.

Konkretisht, në sediljen e parafundit janë konstatuar dy çanta të cilat ishin të mbushura me pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

Nga ana e Policisë Kufitare është bërë menjëherë bllokimi i autobusit dhe i pasagjerëve të tij, si dhe i një vajze që ishte ulur në sediljen ku u konstatuan çantat me marijuanë.

Mësohet se ajo është 27-vjeçarja Pranvera Këndella, lindur dhe banuese në Gjirokastër, me profesion parukiere.

Menjëherë kjo vajzë është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa autobusi i linjës së bashku me pasagjerët dhe shoferin pasi kanë dhënë deklarimet e nevojshme kanë vazhduar lëvizjen në drejtim të Athinës.

Tashmë, Këndella do të ndiqet për veprën penale të Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa mësohet gjithashtu se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1430 euro, një celular si dhe pasaporta e saj.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›