Ina Rama: Hetimi i zyrtarëve, mjaft i vështirë

Tiranë, 7 maj, NOA Prokuroria shqiptare përballet me pengesa në hetimin e zyrtarëve dhe ajo e ka të nevojshme kapërcimin e tyre.
Një fakt të tillë e ka theksuar kryeprokurorja Ina Rama, në fjalimin e saj mbajtur gjatë ceremonisë së 1-vjetorit të krijimit të Task-Forcave për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në gjashtë zyra të rëndësishme të prokurorive në vend.
Është relativisht një kohë e shkurtër ajo gjatë së cilës njësitë kanë filluar të funksionojnë realisht, por referuar statistikave shohim të dhëna shumë premtuese për shkak të punës së tyre. Që nga krijimi i tyre në vitin që shkoi janë rritur rastet e hetuara për veprat penale të cilat janë në kompetencë të njësive të përbashkëta, tha më pas ajo.
Rama tha më tej se vihet re në mënyrë të veçantë një rritje e numrit të kallëzimeve të depozituara nga shtetasit për veprat penale kryesisht me natyrë korruptive.
Të gjithë e dimë që ndërtimi i një procesi penal ndaj një zyrtari të korruptuar apo ndaj një biznesi të rëndësishëm është një proces jo i lehtë, së pari për shkak të specifikave të hetimit të këtyre lloj veprash penale dhe së dyti, për shkak të peshës së personave apo interesave të prekura nga hetimi, shtoi më tej kryeprokurorja Ina Rama.
Duke shtuar se detyra e prokurorisë mbetet superimi i këtyre pengesave, duke e konsideruar të gjithë punën në këtë drejtim si një sfidë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")