Parulla antishqiptare ne Himare dhe rrugen nacionale
Dje ne rrugen nacionale Himare-Sarande si dhe ne brendesi te qytetit te Himares te binim ne sy shume parulla te shkruara ne greqisht tashme qe fushata ka pak dite qe ka filluar pervec posterave te kandidateve te cilet garojne per kreun e Himares te binin ne sy shkrimet te cilat ishin ne gjuhen greke si dhe fjali tejet fyese ndaj shqiptareve dhe ne vecanti ndaj cameve dhe amerise. Nderkohe qe fjalet ne greqisht ishin te nje domethenie tjeter si Himara eshte greke Vorioepiri toke greke Himara baras Greqi Himara eshte pjese e Greqise Himara baras Vorioepir etj. Ne qytetin e Himares keto shkrime ishin shume te perhapura ne pothuajse te gjitha rruget primare e dytesore te qytetit por dhe ne rrugen nacionale Vlore-Himare Sarande shkrimet nisnin te shkruara qe ne hyrje te Dhermiut e deri ne brendesi te qytetit te Himares. Parullat ishin te shkruara te gjitha ne gjuhen greke ku ne krahe te shkrimeve ishte dhe flamuri grek. Ngjarje te tilla jane zhvilluar gjithmone ne prag fushatash te zgjedhjeve si vendore ashtu e qendrore. Sipas disa qytetareve te cilet jashte kamerave jane shprehur se keto shkrime jane shkruar naten dhe jane shkruar mbremjen e se merkures dhe se ne ditet e meparshme nuk ka pasur parulla te tilla.