Enver Sulollari Do te jem 24 ore ne pune ne sherbim te komunitetit
Infrastruktura punesimi dhe kujdesi per moshen e trete. Keto jane ne pergjithesi pikat e nje programi premtimesh qe kandidati socialist Enver Sulollari parashikon te vere ne zbatim nese ne 8 maj zgjidhet ne krye te njesise nr. 3.
Z. Sulollari cila eshte arsyeja qe ju kandidoni me 8 maj
Une jam banor i kesaj lagjeje qe prej 38 vjetesh. Banoj dhe jetoj ketu me shqetesimet e te gjithe banoreve te saj. Jetoj aty ku njerezit blejne dhe punojne perdite me shqetesimet dhe problemet qe kane me minibashkine punesimin arsimin shkollat etj. Mendova se duke kandiduar mund te kontribuoj dicka ne permiresimin e jeteses dhe qe kane lidhje me minibashkine. Ne mund te ndihmojme ne rregullimin dhe permiresimin e sherbimeve qe ofron minibashkia duke filluar qe nga sherbimet qe jane personale si per certifikatat apo asistencen. Kjo eshte nje ceshtje qe duhet shpjeguar disi me hollesisht. Po keshtu nje premtim tjeter eshte qe mund te bejme binjakezimin e minibashkise sone me nje njesi vendore apo minibashki te vendeve te BENELUX-it apo edhe binjakezimin e shkolles se mesme A. ajupi me nje shkolle tjeter te mesme e cila pasi te realizohet mund te ofroje ndihme te ndersjelle per baze teknike si laboratore etj. apo edhe marreveshjet qe mund te bejne me njera-tjetren. Dicka tjeter qe mund te ofroj eshte premtimi per te qene 24 ore ne pune te jem zeri i komunitetit kudo qe te jem dhe besoj se do te jem korrekt ne kete drejtim duke ofruar te gjithe mbeshtetjen time per te gjitha problemet qe do te lindin. Mund te lobojme permes shoqatave humanitare per te mundesuar sjelljen e ndihmave ekonomike. Ne te njejten kohe si premtim eshte edhe ndertimi i nje azili per te moshuarit apo nje qender per kete grupmoshe. Per kete jemi ne bisedime ende. Nderkohe mund te ofrojme edhe rregullimin e nje qendre shendetesore per te cilat kemi kontaktuar disa shoqata qe do te na ndihmojne per ndertimin rikonstruksionin dhe pajisjen me mjetet shendetesore. Projektet jane te shumta por edhe per arsye elektorale nuk mund te publikohen qe tani.
Ne njesine tuaj PS-ja ka evidentuar probleme me listat e zgjedhesve. Mbetet ende ky shqetesim
Problemet me listat ne njesine tone jane te shumta. Sot p.sh. ne nxorem qe jane rreth 700 emra qe mbeten per tu verifikuar kemi 425 persona te ardhur por ka probleme edhe me listen me kod 000 qe ka te beje me personat pa adrese. Ne po bejme kontrollin ne zone dhe do te evidentojme nje bilanc final per mangesite te larguarit sa reale jane shifrat pra probleme qe do te verifikohen ne terren.
E shihni si problem faktin se rivali juaj vjen nga e majta
Rivali im eshte nje njeri qe ka punuar dhe eshte zgjedhur nga Partia Socialiste. Ai eshte zgjedhur nga anetaret e PS-se nuk ka mbajtur linjen qe duhet te mbante por kaloi ne nje parti tjeter gje qe e ka irrituar shume elektoratin tone. Nuk e shoh si nje element qe krijon veshtiresi sepse ai nuk eshte me majtas por gjendet ne krahun e djathte. Nga ana tjeter nuk besoj se mund te diskutohet ne kete forme pasi subjekti qe e ka zgjedhur qe ta perfaqesoje Levizja Socialiste per Integrim eshte ne koalicion me qeverine e drejtuar nga Partia Demokratike. Per kete arsye nuk e shoh si problem kete gje pasi ne kemi mbeshtetjen e elektoratit tone pra atij te majte qe dominon zonen tone. Natyrisht kerkohet pune dhe perkushtim per njerezit qe takohen per te diskutuar mbi hallet dhe problemet e tyre.
Keni nje strategji per te thithur votuesit qe votojne per here te pare
Une kam nje program edhe per studentet qe nuk mund ta deklaroj tani. Por mund te zbuloj dicka pervec binjakezimit qe mendoj te realizoj per shkollen do te mundohem qe permes bizneseve private te zones te lobojme te ta ne menyre qe keta banore qe mbarojne studimet te punesohen brenda territorit te njesise sone. Kjo gjithnje duke u futur ne komunikim me bizneset e vogla dhe kompanite private e qe ushtrojne aktivitetin ketu. Nje menyre tjeter me ane te se ciles mund te ndihmojme eshte edhe ajo qe per ata te rinj qe perfundojne studimet me mesatare shume te larte te ndihmohen per te shkuar ne vendet perendimore per te ndjekur masterin apo edhe per te marre pervoja te ndryshme. Gjithmone keto mbeten ne kuadrin e nje premtimi qe mund te behet aktiv ne nje distance kohore pas nje viti ose nje viti e gjysme. Pra ne keto gjera eshte e qarte qe per arsye objektive nuk mund ti premtojme se do te behen realitet qe ne daten 9 maj por ato jane pjese e projektit tone.