Himarë, gjendet pa jetë një 40-vjeçar
Vlorë- Një person është gjetur pa jetë në qytetin e Himarës, nga kalimtarë të rastëishëm. Sipas burimeve të policisë lokale, kalimtarët kanë njoftuar për trupin e pajetë që kanë konstatuar në rrugë dhe pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë.
“Kufoma e gjetur në zonën bregdetare të qytetit është identifikuar si Hilmi Hyseni, nga qyteti i Fierit”- thanë burimet e policisë, duke iu referuar hetimeve paraprake lidhur me ngjarjen.
Të dhënat e para, flasin për një v dekje në rrethana natyrore, por policia është enede në hetim për këtë vdekje. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, policia mendon se shkak i vdekjes së Hysenit janë problemet kardiake, megjithatë, njoftohet se po hetohet edhe në drejtime të tjera.