E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 24 vjetëve zbulojnë se janë ndërruar gabimisht pas lindjes

Sao Paolo, 3 gusht - Dimas Aliprandi dhe Elton Plaster deri më parë nuk janë njohur, ndërsa sot jetojnë së bashku dhe punojnë në fermën e njëjtë. Asgjë në këtë nuk do të ishte e habitshme, nëse këta dy brazilianë 25-vjeçar nuk do të ishin ndërruar në spital pas lindjes.

Për ndërrimin kanë kuptuar rastësisht, dhe pastaj kanë vendosur të bashkojnë familjet e tyre. Në fermën e përbashkët kultivojnë perime dhe kafe.

Aliprandi gjithë jetën ka dyshuar në prejardhjen e tij. Gjithmonë e ka brengosur fakti se nuk i ngjasonte motrave të tij.

Ai që në moshën 14-vjeçare ka dëshiruar të bëjë testin e ADN-së, por ishte shumë shtrenjtë. E ka bërë vetëm në moshën 24-vjeçare. Shkoi në spitalin ku ka lindur dhe atje zbuloi emrin e djaloshit, që kishte lindur në të njëjtën ditë me të. E gjeti, dhe pastaj të vërtetën e zbuluan edhe prindërit e shokuar, raporton AP.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›