E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasi plaçkitë restorantin, ankohet për shumën e vogël të parave

Atlanta, 3 gusht – Një grabitës i armatosur, i cili plaçkiti një restorant të ushqimit të shpejtë në SHBA, ishte zhgënjyer aq shumë me shumën e marrë, sa që thirri dy herë restorantin dhe u ankua.

Menjëherë pas plaçkitjes, punëtorët e restorantit u habitën kur plaçkitësi i thirri me telefon dhe i tha se ishte zemëruar që nuk kishte më shumë para.

“Herën tjetër duhet të ketë më shumë se 586 dollarë”, tha ai.

Disa orë më vonë, plaçkitësi u lajmërua përsëri dhe përsëriti ankesën e tij, njoftojnë mediet amerikane.

Policia ka vazhduar kërkimet për plaçkitësin dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për ta zbuluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›