Pas 30 vjetësh do të bëhet regjistrimi i popullsisë

Ministria e Administratës Publike së bashku me Entin e Statistikave të Kosovës, kanë organizuar takimin e parë me kryetarët e komunave me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, i cili pritet të bëhet nga 31 marsi e deri më 15 prill të 2011-s.
Takimi është bërë me qëllim të njoftimit të fillimit të fushatës sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë dhe formimit të komisioneve komunale për regjistrim. Ndërkaq vlera e projektit të regjistrimit për katër vjet sa do të zgjasë ky projekt, do të jetë rreth 9.7 milionë euro.
Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, e ka cilësuar këtë projekt ndër më të rëndësishmin, i cili pritet të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve të Kosovës.
“Regjistrimi do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve tanë në vitin 2011, që në fakt është një instrument esencial për politika, planifikime dhe vendimmarrje efektive në të mirë të mirëqenies së qytetari. Regjistrimi mundëson hulumtimin e zhvillimeve në shoqërinë tonë në periudhat e gjata andaj përmban komponentin fondamentale të trashëgimisë dhe dijenisë shtetërore”, ka theksuar Tahiri.
Tahiri, ka theksuar se regjistrimi i popullsisë është edhe instrumenti i vetëm për matjen e saktë edhe të fenomenit të migrimeve, problem me të cilin sipas saj vendi shumë është ballafaquar.
Projekti për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, nga ministrja Tahiri është cilësuar si njëri ndër projektet më të rëndësishmin që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Regjistrimi është një nga projektet më të mëdha që po realizohet pas pavarësisë në Republikën e Kosovës, regjistrimi i popullsisë dhe i ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, është shumë i nevojshëm dhe veçanërisht i rëndësishëm, sepse na mundëson që të kemi të dhëna institucionale mbi rrjedhave të demografisë, pasurive familjare, dhe në veçanti është një faktor stimulues për zhvillimin e shtetit dhe të ekonomisë së venit tonë”, ka thënë Tahiti.
Ndërkaq, kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku, ka thënë se do të administrojnë sipas standardeve ndërkombëtare 1460 lokalitete, mbi 460 mijë vendbanime ekonomi shtëpiake dhe 5100 qarqe regjistrues, duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm në shkallë shtetërore.
“Është ky projekti më i madh në shkallë shtetërore kombëtare, 7 herë e gjysmë më voluminoz më kompleks së zgjedhjet nacionale, prandaj është ky një tregues për rëndësinë e këtij projekti i cili figuron shumë lart. Mos të them ndër më të parët në Qeverinë e Kosovës dhe e kemi përkrahjen edhe ndërkombëtare. Tash më janë mbajt tri pilot projektet e regjistrimit dhe shpresojmë që Kosova kur është çështja e projekteve nacionale dinë të organizohet”, ka thënë Blaku.
Ai, ka deklaruar se rëndësia e këtyre regjistrimeve është shumë e madhe sepse siç ka theksuar ai investimet e jashtme nuk mund të bëhen pa pasur statistika zyrtare dhe regjistrim të popullsisë.
“Ekziston ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, janë disa projekte në manifestim e sipër, ajo është çështje e një vendimi politik, mirëpo ne kemi mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve dhe shumë të tjerave të cilat monitorojnë dhe ndihmojnë që të gjitha vështirësitë dhe sfidat të përballohen”, ka thënë ai, duke folur për regjistrimin e popullsisë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës, në qershorin e vitit të kaluar i kishte propozuar Kuvendit të Kosovës që regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të realizohet nga 30 mars deri më 15 prill të 2011-s.
Kuvendi i Kosovës, ka vendosur që prilli i 2011-s, të jetë periudha e mbajtjes së regjistrimit, e cila përkon me të njëjtën periudhë me regjistrimet në vendet e Bashkimit Evropian. /kosovapress/