Vrasje në Tiranë pranë ish-diskos San Paolo

Tiranë, 5 Prill NOA Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë me viktimë një djalë të ri kurse një i dytë, në gjendje të rëndë u dërgua në spital me plagë serioze nga një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Tiranës së Re në afërsi të ish-diskotekës San Paolo, tek sheshi Willson, raporton nga vendngjarja, gazetarja e agjencisë NOA.
Viktima është identifikuar si Elton Lulo, rreth 29 vjeç, me banim në Tiranë, pronar i një lokali bar-kafene në kryeqytet.
Policia nuk konfirmoi emrin e të plagosurit por tha se në gjendje të rëndë u dërgua në Spitalin Ushtarak ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.
l.n/e.r/NOA Vijon...