Drogba synon titull special

Didier Drogba mendon se fitimi i titullit në Premierligë këtë sezon do të jetë edhe më i veçantë se triumfi i vitit 2006. Manchester United ka fituar titujt në tri sezone të njëpasnjëshme, prej kur Chelsea ka qenë në krye të tabelës.
Të dyja ekipet janë në konkurrencë këtë vit së bashku me Arsenalin, por Chelsea është lider pas fitores 2-1 në Old Trafford të shtunën. Chelsea ka edhe pesë ndeshje para se të fillojë të festojë, por Drogba është i vendosur të përfundojë punën.
“Do të kishte rëndësi më të madhe për ne të fitojmë titullin tani pasi kemi pritur katër vjet për ta fituar përsëri. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe mund të ndodhë shumëçka. Por, ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka të mbesim këtu dhe të fitojmë ligën”, tha Drogba për Sky Sports.
Drogba u aktivizua si rezervist dhe shënoi golin e dytë të Chelseas kundër Manchester United dhe ishte i lumtur që luajti rol në një fitore të tillë të rëndësishme.
“Ndoshta ju nuk duhet të shënoni shumë – vetëm golat e rëndësishëm – dhe ky ishte një prej tyre”, shtoi reprezentuesi i Bregut të Fildishtë i cili ka realizuar 25 herë në Premierligë këtë sezon.