Në pishinën e Gërmisë vdes një grua

Prishtinë, 29 gusht - B.M. një 26 vjeçare nga Prishtina, ka humbur jetën dje në pishinën e Gërmisë. Ajo shkoi atje bashkë me burrin dhe dy fëmijët. Sipas Klan Kosovës gruaja humbi jetën rreth orës 17 e 30 minuta, pasi u fut për t’u larë. Dëshmitarët thonë se në vendin ku e ndjera është mbytur nuk ka thellësi të madhe. Viktimës i është dhënë ndihma e parë në Gërmi e më pas është nisur në Qendrën emergjente në QKUK, ku mjekët vërtetuan vdekjen e saj. Pas vërtetimit, trupi i viktimës u dërgua për ekspertizë. Dyshohet se ajo pësoi një sulm në zemër.