Pas 49 vjetesh, kryeministri grek shkon ne Turqi
ANKARA - Kryeministri grek, Kostas Karamanlis mberriti dje ne Ankara per viziten e pare zyrtare te nje kryetari te qeverise greke ne Turqi qe prej 49 vjetesh. Karamanlis, qe u prit pas zbritjes nga avioni nga shefi i diplomacise turke, Ali Babacan, do te takohej menjehere me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan. Nje konference shtypi eshte parashikuar ne fund te takimit te tyre, qe do te zhvillohet mbi marredheniet dypaleshe te karakterizuara nga mosmarreveshje te shumta, vecanerisht ceshtja e Qipros se ndare qe prej vitit 1974. Megjithe mosmarreveshjet e tyre, dy vendet fqinje dhe aleate brenda NATO-s i kane permiresuar lidhjet e tyre ekonomike gjate viteve te fundit.
Pjesa e importeve turke ne Greqi eshte dyfishuar nga 2000-2006 per te arritur ne 1,3 miliarde euro. Ne te njejten kohe, Greqia eshte bere nje investitore e fuqishme nga ana tjeter e kufirit, vecanerisht ne sektorin bankar. Nentorin e kaluar, dy vendet peruruan gazsjellesin e pare te perbashket, nje veper qe do te mundesoje te rritet furnizimi me gaz i perendimit evropian, duke forcuar pozicionin e tyre si korridor energjitik ne rajon. Vizita e Karamanlisit, qe do te shkoje gjithashtu ne Stamboll, i pergjigjet asaj qe Erdogan beri ne Athine ne maj 2004.