Pas 50 vjetëve, Kuba drejt kapitalizmit

Kubanët nga rrugët e revolucionit ngadalë, por sigurt po shkojnë drejt atyre kapitaliste. Nga sot është legalizuar shitja e pronave të patundshme dhe makinave, por edhe hapja e dyqaneve private, që me ndryshimet e tjera do të duhej të zhvillonte ekonominë e tyre.
Partia Komuniste, ka njoftuar se qeveria po mendon të lejojë kubanët të udhëtojnë si turistë jashtë vendit. Fjala është për një premtim të vjetër të liderëve kubanë, e cila akoma nuk është plotësuar.
Asambleja Kombëtare, megjithatë, akoma nuk ka miratuar strategjinë e re, ndërsa kubanët që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit, sipas ligjeve të tanishme, duhet të bëjnë kërkesë dhe të paguajnë taksën prej 150 dollarësh.
Paratë do t`u kthehen nëse iu refuzohet kërkesa, por nëse iu pranohet duhet të paguajnë taksën shtesë prej rreth 400 dollarë. Jashtë shtetit mund të qëndrojnë në maksimum 30 ditë, transmetojnë agjencitë.
Ndryshimet në sistemin komunist kuban kanë nisur pasi që vëllai i Fidelit, Raul Castro, mori pushtetin më 2008.