E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani hedh poshtë akuzat për bashkëpunim me Al-Kaedën

Gilani njoftoi për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me qëndrimin prej disa vjetësh të Bin Ladenit në këtë vend dhe mbrojti shërbimin sekret kundër akuzave për bashkëpunim.

Deri tani Pakistani nuk ka mundur të shpjegojë se si Bin Laden ka mundur të jetojë kaq shumë vite i pazbuluar në Abotabad. Prej atje sipas vlerësimeve të SHBA-së ai ka komanduar deri në fund të jetës, rrjetin terrorist Al-Kaeda, raporton DW-ja.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka shtuar trysninë ndaj qeverisë në Islamabad. Në një intervistë në televizion ai tha."Ne mendojmë se në Pakistan ka pasur një lloj rrjeti mbështetjeje për Bin Ladenin.

Por ne nuk e dimë se kush bënte pjesë në të dhe çfarë ndihme është ofruar. Ne nuk e dimë nëse ka pasur njerëz brenda qeverisë apo jashtë saj, dhe kjo është diçka për të cilën duhet të hetojmë, e më e rëndësishmja, diçka për të cilën qeveria pakistaneze duhet të hetojë."/Start/

                                                                                             2011-05-09 17:48
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›