Pas 6 ore debati buxheti kalon me votat e mazhorances
Basha Buxheti i detajuar ze me ze transparence e pakrahasueshme Keshilltaret e majte Degjesat publike ishin formale
Keshilli Bashkiak pas 4 ore debati pyetjesh dhe konsultimesh miratoi dje me 29 votat e keshilltareve te djathte buxhetin e Tiranes per vitin 2012. 70 milione dollare kane marre dje ok-in vetem nga mazhoranca pasi pas shume debatesh keshilltaret e majte ashtu sic kishin paralajmeruar votuan kunder. Prezantimi i detajuar u be ze per ze nga kryebashkiaku Lulzim Basha i cili pas pasqyrimit te buxhetit te Tiranes iu pergjigj per disa ore rresht dhjetera pyetjeve te keshilltareve te majte dhe te djathte.
Debati
E nisur 35 minuta me vonese nga orari i vendosur mbledhja e Keshillit Bashkiak edhe dje ndezi debate mes keshilltareve te majte dhe te djathte. Pas hapjes se mbledhjes keshilltaret e majte debatuan mbi shkakun e voneses ku sipas tyre nuk ishte e qarte arsyeja. Kryetari i grupit te keshilltareve te majte Aldrin Dalipi tha se shkak i kesaj vonese ishte nje perplasje oraresh pasi ne te njejten kohe edhe Kryeministri Berisha publikoi arritjet e qeverise per nje vit. Nga ana tjeter kryetari i grupit te keshilltareve te djathte Ferdinand Poni tha se hapja me vonese e mbledhjes ishte bere me kompromis. Pas ketij debati kryetari i Keshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti hapi mbledhjen dhe deklaroi rendin e dites ku si pike kryesore per miratim ishte projektbuxheti i 2012-s si dhe 7 pika te tjera.
Debati
Pas miratimit me 29 vota pro dhe 24 kunder te rendit te dites Dalipi deklaroi se keshilltaret e majte jane njohur me buxhetin vetem 5 dite para mbajtjes se mbledhjes. Sipas tij mosnjohja e keshilltareve me buxhetin eshte bere me qellim dhe ne kundershtim me ligjin. Nderkohe i menjehershem ka ardhur deklarata e kreut te Keshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti i cili deklaroi se dorezimi i buxhetit eshte bere brenda afateve te percaktuara nga ligji nderkohe qe sa i perket akuzave te keshilltareve te majte se degjesat publike ishin formale Kosovrasti tha se ne keto 11 vite Bashkia e Tiranes nuk ka bere asnje degjese publike. Pas kesaj replike mes kreut te Keshillit Bashkiak dhe kryetarit te grupit te keshilltareve te majte z. Dalipi kryebashkiaku Basha mori fjalen per prezantimin e detajuar te projektbuxhetit te 2012-s.
Pyetjet
Pas prezantimit te detajuar te buxhetit te kryebashkiakut Basha kreu i Keshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti kerkoi berjen e pyetjeve nga keshilltaret e te dyja aneve. Edhe kjo pike hapi debat pasi kerkohej qe te beheshin me shkrim nga keshilltaret e djathte nderkohe qe keshilltaret e majte kerkonin qe te benin pyetjet me goje. Nje procedure e cila hapi debat mes keshilltareve nderpreu mbledhjen per 10 minuta nderkohe qe fillimi i saj u be vetem pas me shume se nje ore e gjysem duke vijuar me tej me pyetje pergjigje per buxhetin nga te dyja palet e keshilltareve. Dhjetera pyetjeve Basha iu pergjigj mes sulmeve dhe akuzave te shumta te keshilltareve te majte. Pas perfundimit te pyetjeve dhe degjimit me kryetaret e komisioneve buxheti kaloi per miratim duke marre ok-in vetem me votat e 29 keshilltareve te mazhorances ndersa keshilltaret e majte votuan kunder.