E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet me 3 muaj amnistia fiskale per biznesin dhe individet

Shtyhet afati per rivleresimin e pasurise se paluajtshme te qytetareve Perfitojne bizneset per faljen e detyrimeve ndaj tatimeve e doganave

Ligji i amnistise fiskale do te shtyhet edhe per 3 muaj te tjere. Qeveria vendosi dje te shtyje afatin e ketij ligji pas kerkesave te shumta nga biznesi dhe vete qytetaret ku nje pjese kerkojne te perfitojne nga falja e borxheve dhe nje pjese tjeter te rivleresojne pasurine e paluajtshme. Me vendimin e miratuar dje qeveria shtyn me tre muaj amnistine fiskale per te gjitha kategorite. Keshilli i Ministrave miratoi dje aktin normativ per nje ndryshim ne ligjin nr. 10 418 Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor. Miratimi i ketij akti ka te beje me shtyrjen per nje periudhe tremujore te amnistise fiskale nga data 31 dhjetor 2011 me 31 mars 2012 per te gjitha kategorite e te drejtave te parashikuara ne ligjin e amnistise fiskale per individe dhe biznese. Ketu perfshihet shtyrja e afatit per ushtrimin e se drejtes per rivleresimin e pasurise se paluajtshme te individeve apo e se drejtes se bizneseve per faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Nevoja per te ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht per shkak te rritjes se fluksit te kerkesave te qytetareve vecanerisht gjate muajit dhjetor. Qeveria vendosi te miratonte kete vendim per te shtyre afatin pas kerkesave te shumta qe vete biznesi drejtoi ne adrese te saj si dhe vete qytetaret qe kerkon te rivleresojne pasurite e tyre te paluajtshme. Vetem ne fillim te muajit dhjetor ministri i Financave Ridvan Bode e paralajmeroi nje fakt te tille kur pranoi se amnistia fiskale nuk pati propaganden e duhur. Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi ne mesin e dhjetorit se nisur nga situata ne te cilen u zhvillua nga mungesa e nje konsensusi politik dhe nje debati te forte politik dhe nga kundershtite e shprehura te opozites lidhur me kete nisme nuk arriti maksimalisht objektivin por ne teresine e saj cliroi qytetaret shqiptare dhe biznesin nga nje sere detyrimesh dhe nga menjanimi i nje sere pagesash te rritura per shkak te dinamikes qe ka pasur tregu i pasurive fikse ne Shqiperi. Sipas Bodes ne perfundim te ketij procesi do te jene mbi 40 miliarde leke te reja te cilat do te falen.

Qytetaret deri ne 31 mars mund te rivleresojne pasurite e tyre

U dynden e u shtyne me qindra e mijera qytetare ne dyert e hipotekes per te regjistruar pasurite e tyre gjate muajt dhjetor duke menduar se 31 dhjetori do te ishte afati i fundit per kete procedure. Ata tashme do te kene edhe 3 muaj kohe te bejne kete proces pas vendimit te fundit te qeverise Jane te shumte qytetaret shqiptare qe zoterojne nje banese si prone te tyre e kane privatizuar ate ne fillim te viteve lsquo90 me nje vlere fare te vogel ne krahasim me tregun aktual. Per te bere nje rivleresim te ketyre banesave kundrejt vleres se tregut ligji i faljes u jepte mundesi te gjithe qytetareve shqiptare ta benin kete aplikim prane Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Shume syresh nxituan te benin rivleresim te banesave menjehere sapo ligji hyri ne fuqi. Por shume te tjere nga mungesa e informacionit dhe rendesia qe kishte rivleresimi i tyre e neglizhuan. Fluksi gjate muajit dhjetor ka qene eshte shume i madh. Sipas statistikave zyrtare te Hipotekes se Tiranes nga muaji nentor deri me tani jane bere rreth 8000 aplikime. Kur e kane privatizuar shtepine qytetaret kane paguar shuma minimale por nese e shesin sot duhet te paguajne 10 te diferences se vleres se shitjes me ate te privatizimit dhe kjo diference del teper e larte. Pas rivleresimit nese do te duan ta shesin ata do te paguajne vetem 1 te diferences e cila pas rivleresimit del e ulet. Ministria e Financave eshte duke harruar disa udhezime qe i mundesojne qytetaret te perfitojne nga ligji ne momentin qe aplikojne pavaresisht se kur e kryejne pagesen. Pak dite me pare ministri i Financave deklaroi se po shihet mundesia per tu ardhur ne ndihme qytetareve per te bere rivleresimin e banesave duke zgjatur afatin.

Biznesi kerkoi te shtyhej afati i amnistise fiskale me 6 muaj

Biznesi po ashtu do te perfitoje nga amnistia fiskale. Ne fakt i gjithe komuniteti i biznesit ka kerkuar te shtyhet afati i aplikimit te amnistise fiskale edhe per 6 muaj. Ne kete kerkese jane bashkuar biznesi i industrise prodhuese i ndertimit dhe agrobiznesi. Ata kerkojne nga qeveria shtyrjen me 6 muaj te afatit te zbatimit te amnistise fiskale dhe legalizimit te aseteve. Sipas biznesit mungesa e informacionit dhe interesi ne rritje i biznesit per te perfituar nga kjo procedure ne afatet e fundit te amnistise i shtyn te kerkojne zgjatjen e ketij procesi. Nderkaq nga administrata tatimore shprehen te pakenaqur nga interesi i biznesit gjate kohes qe aplikohej amnistia fiskale. Sipas drejtuesve te tatimeve bizneset nuk shfrytezuan mundesite per te perfituar nga procesi i amnistise fiskale i ndermarre nga qeveria shqiptare qe nga 18 maji i ketij viti. Pergjate 6 muajve qe biznesi kishte ne dispozicion per te aplikuar dhe per tu bere pjese e nje falje fiskale prane administrates tatimore ne buxhetin e shtetit deri tani eshte arketuar rreth 14 e shumes se pretenduar per tu arketuar nga amnistia fiskale. Sipas burimeve zyrtare ne DPT mesohet se shuma ne total e vleresuar si potencial per tu arketuar ne buxhet nga amnistia llogaritet rreth 53 miliarde leke per 75 mije subjekte. Ajo qe eshte realizuar deri tani eshte 7.3 miliarde leke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›