E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 70 vjetëve, zviceranët kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje

Cyrih, 24 gusht - Qeveria zvicerane ka njoftuar sot se aktivistët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e referendumit për rikthimin e dënimit me vdekje, pas gati 70 vjet që kur nga heqja e tij.

Grupi i mbështetësve të dënimit me vdekje duhet që deri më 24 shkurt 2012 të mbledh 100 mijë nënshkrime për organizimin e referendumit, në të cilin qytetarët do të vendosnin për kthimin e dënimit më të rëndë për vrasjet, që përfshin edhe abuzimin seksual.

Zëdhënësi i qeverisë, Andre Simonazzi, ka deklaruar se autoritetet akoma nuk kanë konfirmuar nëse dënimi me vdekje është në përputhje me kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të Zvicrës, ka raportuar AP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›