E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaps i trafikut në Kinë

Pekin, 24 gusht – Kolapsi i trafikut në Pekin dhe rreth tij mund të zgjas me javë, kanë deklaruar sot zyrtarët kinezë. Kamionët dhe automobilat lëvizin një kilometër në ditë, ndërsa punët në autostradën për Pekin, që shkaktuan bllokim të trafikut, nuk do të kryhen deri në mes të shtatorit, transmetojnë mediet angleze.

Vozitësit duke pritur në kolonë flejë dhe luajnë letra, ndërsa banorët e fshatrave përreth shesin ushqime, duke kaluar midis kamionëve me biçikleta.

Trafiku në autostradën midis brendisë së Mongolisë dhe provincës Habej është ngadalësuar për shkak të riparimit të rrugës, të dëmtuar nga kalimi i madh i kamionëve, të cilët bartin thëngjill nga Mongolia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›