E Diel, 1 Nëntor 2026

Tina Kaidanow, njeriu i parë i SHBA-së për Ballkanin

Washington, 24 gusht – Në administratën amerikane, javën e kaluar kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme kadrovike. Në vendin e njeriut të parë të ngarkuar me Ballkanin vjen Tina Kaidanow, ish-ambasadore amerikane në Prishtinë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, ambasadorja e parë amerikane në Prishtinë, është e njohur me qëndrimet e veta anti-serbe dhe një grua, për të cilën vlerësohet se me gjallërinë e vet ka kontribuar shumë në shpalljen e Deklaratës për pavarësinë e Kosovës.

Kaidanow,  qysh në vitet 90’, kur ishte bashkëpunëtore e Richard Holbrooket ishte e njohur që në çdo problem të shoh ‘nacionalizmin serb’ dhe ‘propagandën serbe’.

Zgjedhje e saj në administratën amerikane (zëvendësndihmës i Sekretarit Shtetëror për Evropën dhe Euroazinë) nuk është e mirë për Serbinë, sepse ajo asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë dhe ç’është me rëndësi antipatinë ndaj shteteve të caktuara, ka deklaruar për “Blic”, Obrad Kesiq, analist i njohur në Washington, duke përkujtuar se gjatë luftës në BeH, Kaidanow në kabinetin e saj ka mbajtur flamurin e madh kroat në mur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›