E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 91 vjetësh botohet drama e humbur e O’Neill

Teksti i rizbuluar i titulluar ‘Exorcism’, një dramë njëaktëshe që përshkruan tentimin për vetëvrasje të O’Neill në moshën 24 vjeçare, është paraqitur në revistën New Yorker.

Një dramë e humbur e Eugene O'Neill, i cili konsiderohet si dramaturgu më i mirë amerikan, është botuar nga revista New Yorker.

Drama njëaktëshe, e titulluar ‘Exorcism’, ishte venë në skenë në mars të vitit 1920 nga Provincetown Players, por, sipas kritikut të teatrit të New Yorker John Lahr, O'Neill i kishte shkatërruar ato që besonte të kenë qenë të gjitha kopjet e dramës në mënyrë që ta shpëtonte babanë e tij, aktorin e njohur romantik James O'Neill, i cili kishte qenë në vështirësi pas një sulmi.

Por një kopje e dramës u zbulua në fillim të këtij viti, e cila kishte qenë në posedim të skenaristit Philip Yordan, i cili e kishte marrë atë nga ish gruaja e O’Neill Agnes Boulton. Yale University Press do ta botojë atë në pranverën e ardhshme.

‘Exorcism’ është e veçantë për arsye historike dhe artistike, pasi që hedh dritë në tentimin për vetëvrasje të vet dramaturgut kur kishte qenë 24 vjeçar. E shkruar shtatë vjet më vonë, ‘Exorcism’ përqendrohet në Ned Malloy, 24 vjeçar me ‘paraqitje të konfliktit, të disharmonisë së brendshme’, i cili merr një mbidozë para se të gjendet nga miku i tij Jimmy. Në momentet e fundit të dramës, Ned thërret: “E kaluara përfundimisht është djegur. Po të them se ndihem i rilindur!”

I lindur në vitin 1888, O’Neill u laureua me çmimin Nobel për letërsi në vitin 1936.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›