Ibrahimoviç, ‘mësues’ i suedishtes

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar kur ishte cituar duke thënë se ishte ngopur nga futbolli.
Ylli suedez tha se ishte keqinterpretuar në Itali rreth intervistës që kishte dhënë në vendlindjen e tij, para një ndeshjeje të fundit kualifikuese për Euro 2012.
“Nuk jam i mërzitur, do t’i mësoj njerëzit suedisht, sepse ata nuk e kuptuan se çka kisha thënë në atë intervistë. Ndihem mirë dhe mendoj se po e tregoj këtë në fushë”, tha Ibrahimoviç pas fitores 2-0 ndaj BATE Borisovit, në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.