Pas Elizabetës II dhe Obamës “lumë” turistësh

Publiciteti i mirë i bërë nga Mbretëresha Elizabetë II dhe më pas nga presidentit amerikan, Barak Obama, ka dyfishuar numrin e turistëve në Irlandë.
Pas dy vizitave historike, që rastësisht erdhën njëra pas tjetrës, veç vizitorëve janë shtuar edhe klikimet në internet, veçanërisht për vendet në të cilat shkeli monarkja britanike dhe presidenti Obama.
Turizmi duket se ka patur impakt brenda pak ditësh në vendin që para disa muajsh ndodhej në recesion të thellë.