Pas Europës zgjedh Shqipërinë

Ndonëse këto kohë i është dashur t'i përkushtohet maksimalisht hapjes së sallonit të nusërisë "Class", moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ia ka dalë të gjejë kohë edhe për pushime.
E zonja për të përballuar çdo sfidë, Vejsiu e ka nisur mbarë punën me biznesin e saj, duke rrëmbyer që në hapjen e tij një numër të madh klientësh,transmeton Ballkanweb.
Nga ana tjetër, ajo di të jetë njëherësh edhe nënë e bashkëshorte e përkushtuar. Kështu, pas pushimeve në Europë - në kohën kur mami përzgjidhte koleksionet ekskluzive të fustaneve të nusërisë, - radha i erdhi jugut të Shqipërisë, ku Alketa ka kaluar disa ditë të bukura krah të vegjëlve dhe bashkëshortit./Indeksonline/