Pas Korçës, Shkodrës dhe Durrësit, edhe gjimnazistët e Elbasanit protestë

Një grup i madh Gjimnazistësh të qytetit të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë solidariteti me protestën e studentëve. Të rinjtë kanë marshuar në rrugët e Elbasanit, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’u bashkohen protestave dhe të mbështesin kauzën e studentëve. Lëvizja e gjimnazistëve shënon një tjetër zhvillim në përshkallëzimin e protestave, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve.