Rikthehet kaosi në Tiranë, protestuesit djegin kosha e shkulin tabela!

Protestuesit janë rikthyer me akte dhune nëpër rrugët e Tiranës prej orëve të para të mëngjesit. Grupe nxënësish e studentësh kanë bojkotuar mësimin, por në krye të akteve vandale janë protestues të maskuar. Ata kanë nisur shkatërrimin, duke djegur koshat e plehrave në mes të rrugës së Elbasanit dhe duke shkulur tabelat e thyer semaforët. Protestuesit po marshojnë në disa rrugë, një pjesë shkuan edhe te Kuvendit, ku u anulua seanca plenare. Policia ka nisur me shoqërimet e para.