Pas Memise priten largime ne agjencite e tjera qeveritare
Shkarkimi i Shaban Memise nga drejtimi i sektorit te legalizimeve nga Kryeministri Sali Berisha po vjen si kambane alarmi per demokratet ne kuader te afrimit te zgjedhjeve parlamentare te 2013-s. Problemet me procesin e integrimit te Shqiperise me Bashkimin Europian bilanci perpara qytetareve per ato cfare jane bere ne kater vitet e shkuara dhe konsumimi qe verehet ne mandatin e dyte qeverises te nje force politike po con ne nje riorganizim te radheve te saj. Demokrati i mirenjohur Memia me shkarkimin qe ju be pak dite me pare duket se hapi siparin e disa shkarkimeve te tjera qe priten ne disa sektore kyc te vendit qe jane cilesuar edhe si prioritare nga kreu i qeverise Berisha. Ne kete kuader ne pergatitje per te nxitur per zgjedhjet e ardhshme dhe per te sistemuar punet e mbetura pergjysme ndryshime pritet te ndodhin edhe ne ekzekutivin shqiptar. Burimet bejne te ditur se ne kabinet po flitet gjithnje e me shume per ndryshime qeveritare dhe zevendesime vendesh te mbetura vakante sic ka ndodhur muajt e fundit. Fatin e ALUIZNI-t mesohet se do ta kete edhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave e cila gjithashtu eshte kritikuar per performance te dobet qe ka marre kritika dhe nga nderkombetaret. Ndryshimet ne qeveri pritet te vijne pas nje periudhe te gjate nisur nga fakti se qe prej vitit 2009 kur eshte formuar qeveria Berisha 2 nuk ka perjetuar zevendesime te forta ne radhet e saj. Por ndryshimet e emrave ne postet e larta te ekzekutivit pritet te vijne edhe si rezultat i pakenaqesive qe kane nisur te shprehen brenda demokrateve per sa i perket nevojes per perfaqesim. Drejtues te larte politike te kesaj partie jane shprehur edhe publikisht se duket se ne qeveri po marrin pjese vetem nje numer i caktuar personash dhe nje pjese tjeter e demokrateve me kontribute te rendesishme ne parti. Nje presion ne rritje per ndryshimet ne qeveri po vjen edhe nga aleatet e PD-se ne qeverisje si dhe nga vete demokratet qe duket se jane te interesuar qe perpara zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme te kene nje raport te qarte me aleatet e tyre ne lidhje me ndarjen e pushtetit dhe planeve per te ardhmen. Ende nuk dihet se cila do te jete koha qe do te zgjidhet nga Kryeministri Berisha per ti vene ne jete keto ndryshime.