Perpunimi i mbetjeve Prodhuesja diskuton te henen ligjin e kthyer nga Topi
Komisioni i Veprimtarise Prodhuese diskuton diten e hene ligjin e kthyer mbrapsht nga Presidenti Bamir Topi Per perpunimin e integruar te mbetjeve. Kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin me argumentin se ne nje kohe kur i tere ligji i eshte dedikuar marrjes se masave dhe kryerjes se procedurave per menaxhimin mjedisor te mbetjeve ne Shqiperi si nje problem i rende dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot krijimi i mundesive per import te mbetjeve te vendeve te tjera duket se bie ndesh me qellimin e deklaruar per minimizimin e mbetjeve ose pakesimit te ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve apo pakesimit te ndikimeve negative te pergjithshme nga perdorimi i burimeve. Por zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino e konsideroi si politik vendimin e Presidentit. Zevendesministri i Mjedisit ka sqaruar se ligji per mbetjet mbeshtetet ne standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian dhe se nuk ka asnje mosperputhje. Sipas zv.ministrit me mungesen e miratimit te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve kthehemi ne hapa mbrapa pasi perdorimi i mbetjeve per riciklim nga industria ndihmon ne minimizimin e tyre. Qellimi i ligjit eshte te reduktojme mbetjet dhe te rrisim riciklimin - eshte shprehur Bino.