E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia jo Republike plehrash mijera qytetare firmosin peticionin

Fier 30 tetor 2011 NOA / Irma Toptani - Aksioni qytetar kunder importit te plehrave ka mberritur ne diten e katert. Aktivistet e Kuvendit Civil jane ndalur te dielen ne qytetin e Fierit ku kane ftuar qytetaret e tij te firmosin peticionin qe do te ndalte hyrjen ne fuqi te ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve.
Pasi jane njohur me peticionin Kunder importit te plehrave qytetaret e Fierit kane perqafuar masivisht peticionin qe rreket te shpetoje vendin nga shnderrimi ne nje kosh te madh plehrash.
Pas qytetareve te Vlores edhe ata te Fierit i thane njezeri Jo importit te plehrave ne Republiken e Shqiperise.
Ne te njejten kohe grupe te tjera vullnetaresh vazhduan te ftojne qytetaret e Tiranes dhe Vlores te nenshkruajne peticionin.
Peticionin popullor kunder importit te plehrave e kane nenshkruar qytetare politikane gazetare nenpunes shteterore dhe te tjere.
Ne protesten e 3 nentorit aktivistet e Kuvendit Civil se bashku me qytetaret do te japin verdiktin e tyre dhe te gjithe se bashku do ti drejtohen Kuvendit te Shqiperise per te dorezuar peticionin popullor te firmosur nga mijera qytetare te mbare vendit kunder kthimit te Shqiperise ne koshin e plehrave te botes.
Perkrahjen kundrejt ketij peticioni e kane shprehur dhe shume shqiptare te Kosoves shqiptare te Maqedonise por dhe qytetare te huaj duke permendur ketu shtetas angleze por edhe italiane thone aktivistet.
Madje nje turist nga Italia do te shprehej se ai nuk do te donte qe mafia italiane te mbyse me plehra Shqiperine.
Mafia italiane le ti coje plehrat ne ndonje vend tjeter tha turisti italian duke iu bashkuar nismes qytetare duke nenshkruar peticionin.
do qytetar shqiptar eshte kunder importimit te plehrave dhe cdonjeri nga ata ka permendur se vetem plehrat duan plehra ne nuk duam plehrat e botes nenvizojne aktivistet.
Peticioni i firmosur nga mijera qytetare ne mbare Shqiperine diten e neserme do tu dergohet qytetareve te Shkodres nderkohe qe ne 1 nentor aktivistet e Kuvendit Civil do te udhetojne drejt Lezhes.
Grupe te shumta vullnetaresh jane shperndare neper qytetet e medha te Shqiperise nga Tirana ne Durres Elbasan dhe Vlore duke ftuar qytetaret ti bashkohen nismes kombetare per mbrojtjen e Shqiperise nga shnderrimi i saj ne Republiken e plehrave.
Ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve i miratuar vetem me votat e mazhorances tri jave me pare eshte rikthyer ne Kuvend per rishqyrtim nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili kundershtoi nje pike te ligjit ate qe lejonte importin e plehrave ne vendin tone.
Mosdekretimi i ligjit te shumekundershtuar nga opozita dhe ambjentalistet e intelektualet nga ana e presidentit Topi u sqarua me argumentin se synimi i ligjit duhej te ishte reduktimi i mbetjeve ne territorin e Shqiperise qe prej vitesh perben nje problem te rende dhe te rrezikshem per jeten e qytetareve.
Sipas Kreut te Shtetit lejimi i importit te plehrave bie ne kundershtim me kete objektiv.
Kthimi mbrapsht i ligjit me se dy jave te shkuara nga Kryetari i Shtetit perforcoi dhe luften ndaj tij nga mazhoranca e cila pritet te mos e rishqyrtoje ligjin e mbrojtur me force nga ajo vete si mjeti legjitim sipas saj qe do te na mbroje nga plehrat e shumta qe gjenden ne territorin shqiptar.
Por ky argument shihet si nje paradoks nga ambjentalistet dhe intelektualet te cilet kane kerkuar qe ky ligj me rendesi jetike per vendin dhe qytetaret shqiptare te hidhet ne referendum popullor dhe te jete populli sovrani qe te vendose me vote nese do qe ne Shqiperi te importohen per tu ricikluar mbetjet e botes apo jo.
mit/NOA

Ne karikature Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›