E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Oscarit vjen n146Skena UP

Si bashke producent i filmit te njohur Hurt Locker ne krahun e tij tashme varen disa cmime Oscar por edhe cmime te tjera. Kesaj here nuk vjen per prezantim te filmit te tij por per ti vleresuar te tjeret. Behet fjale per Donall McCusker anetar i Jurise Nderkombetare te Filmit ne SKENA UP. Nga Milot Hasimja me 06 dhjetor 2010 ne ora 1608

Ishte edicioni i trete i festivalit SKENA UP kur ne Prishtine arriti nje njeri i quajtur Donall McCusker. Kaloi pothuajse gjysme dekade dhe ai i rikthehet edhe nje here festivalit SKENA UP dhe Prishtines.

Kesaj here ai na vjen mysafir si producent i nje filmi i cili rrembeu disa Oskar per vitin 2009. Eshte fjala per filmin 147Hurt Locker148. Sot ai eshte anetar i jurise se Filmit Nderkombetar ne SKENA UP. Energjia vullneti dhe puna sipas McCusker thuhet se nuk ka ndryshuar shume brenda vet festivalit.

147Qe te jem fer nuk kam qene ketu per nje kohe te gjate. Mendoi se emocioni dhe ndjenja eshte e njejte ka shume energji148 tregon Donall McCusker per SKENA UP.

McCusker si producent ka realizuar disa filma te cilet lidhen me Kosoven duke e bere keshtu me te forte lidhjen e tij me vendin tone.

147Me kane kerkuar qe te jem pjese e jurise. Po ashtu kam bere shume filma per Kosoven dhe ky eshte nje vend interesant per ta vizituar. Poashtu me pelqejne njerezit dhe ketu shoh nje potencial148 tregon ai.

Pas pese viteve McCusker ne krahun e tij mban disa cmime Oscar. Filmi 147Hurt Locker148 i realizuar nga shtate rrefime te shkruara nga Mark Boal dhe i prodhuar nga regjisorja Kathryn Bigelow fitoi gjashte cmime Oscar duke perfshire edhe fotografine me te mire dhe gjashte cmime BAFTA.

147Me filmin Hurt Locker jam lidhur ne kohen kur isha Jordan dhe po realizoja nje film tjeter. Ne ate kohe arriti edhe Kathryn Bigelow e cila me kontaktoi dhe me ofroi nje pune. Kemi punuar per tre muaj para produksionit dhe pastaj erdhen xhirimet. Pas kesaj une fillova nje film tjeter dhe Kathryn shkoi ne Los Angeles ku editoi filmin148 tregon Donall.

Hurt Locker cilesohet si nje film i cili eshte punuar me nje buxhet te vogel. Madje njerezit kishin shprehur dyshime qe ky film mund ti arrije majat e suksesit. U deshmua e kunderta. 147Kur e kemi bere Hurt Locker ka qene nje film i vogel. Kathryn deshironte te largohej nga sistemi Hollywoodian dhe keshtu edhe perfunduam ne Lindjen e Mesme. Ishte me te vertet nje film i vogel nuk kishte para nga studio por ishte i financuar ne menyre te pavarur. Por niveli i suksesit qe pati ishte i pabesueshem148 tregon Donall.

Filmi Hurt Locker sipas tij eshte nje shembull se si mund te behet nje film i vogel me jo shume para.

147Na thonin pse po shkoni ne Jordani kur ekzistojne vendet si Maroko apo New Mexico qe jane vende me te aferta me filmin sesa Jordania. Nese Hurt Locker ka arrit ate sukses e qe do te shkoje shume kohe qe te perseritet dhe mendoj se eshte shume lehte te besh film sidomos me teknologjine moderne148 tregon ai. Donall shton se gjeja tjeter qe mund te ndodh eshte qe producentet e ndryshem boterore mund te shfrytezojne resurset e vendeve te ngjashme me Lindjen se Afert qe te bejne filma te tille.

147Jordania gjate kohes sa po xhironim ishte nje vend me pak i zhvilluar se Kosova por aty sollem ekipe nga Amerika Britania Zelanda e Re dhe punonim me jordanez dhe libanez dhe keshtu e beme filmin Hurt Locker148 tregon ai duke perfunduar se i ka disa ide lidhur me Kosoven po per te cilat sipas tij eshte ende heret te flitet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›