E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura reziston nse dashunise se botes sane

Ne hapje te Takimit te 28-te Evropian te Organeve Kulturore nobelisti turk Orhan Pamuk mbajti nje ligjerate ne Stamboll ku shprehu mendimin e tij se periodiket kulturore perbejne nje hapesire ku kultura ekziston ose se paku pritet te rezistoje. Sipas shkrimtarit shqetesimi kryesor ne lidhje me organet kulturore ne vendin e tij kishte te bente me venien ne gare apo ndikimin e tyre prej gjuhes dhe prirjeve te TV-ve dhe gazetave te medha qe kane synim audiencen masive. Organet kulturore nuk duhet te imitojne gjuhen e mediave te tjera pasi cfare vlere ka te gjesh tek to ate qe mund ta gjesh tjeterkund Pra ne thelb ato i drejtohen nje audience specifike njerezish te arsimuar te emancipuar dhe te perparuar ne nje shoqeri.

Duke marre shkas nga shqetesimi qe ka te beje me periodiket kulturore te nje vendi tjeter ne do te donim te shtronim pyetjen se cilat jane sfidat me te medha te periodikeve kulturore sot ne Shqiperi e kesodore problematika kulturore qe lidhet me gjendjen e sotme te kultures sone duke parapelqyer ta parashtrojme kete debat ne formen e kushtrimit pro cultura dhe sherbestareve te saj.

Sfida me e madhe e periodikeve kulturore ne vend sot eshte shume me dramatike se e vendeve te tjera. Ajo ka te beje me mbijetesen ekzistenciale mbylljen per arsye pamundesie financiare prej editoreve te tyre te cilet e kane te domosdoshem subvencionimin prej institucioneve te kultures. Vete historia e periodikeve kulturore gjate ketyre viteve ka treguar qe ato e kane pasur jeten te shkurter.

Dy vjet me pare ka pasur nje periudhe kohore kur ne Tirane nuk kishte ne treg as edhe nje gazete te vetme kulturore. Nje kryeqytet pa asnje gazete kulturore mund te jete sot ne Evrope trill imagjinar i ndonje shkrimtari por ky realitet faktik alarmues i verifikueshem dhe i papranueshem per ne kerkon nje qasje serioze vizionare dhe afatgjate nga Ministria e Kultures si faktori me i fuqishem nder te gjitha hallkat qe merren me kulturen fondacionet kulturore shtepite botuese etj.

Mungesa e periodikeve te rendesishem kulturore ka sjelle si me te paren pasoje humbjen e kontaktit me lexuesin. Ngjallja e nje debati kulturor per ceshtje aktuale te problematikes kulturore sot mund te jete nje nga menyrat per ta perfshire ate ne rrjedhat e procesit letrar. Organet kulturore duke mos mundur qe ta ruajne kete hapesire te kultures nuk kane mundur te percjellin procesin letrar. Fatkeqesisht sot ne TV publik dhe privat ka shume pak emisione letrare ku mund te paraqiten botimet e muajit biseda me shkrimtaret perkthyesit botuesit. Kjo mungese eshte nje lloj mbylljeje goje dhe eliminim i autoritetit te shkrimtareve. Mosprania e tyre me krijimin artistik perballe lexuesit ua heq edhe kete mundesi per te magjepsur me fuqine e artit dhe kultures ose me se shumti per te komunikuar me te per tu perballur me gjykimin e tij.

Ne kete bllokim komunikimi me te humburit jane nje brez autoresh te rinj te talentuar me nje kulture te admirueshme te siguruar nga vullneti dhe mundesia per te pasur kontakte edhe me kulturat e tjera. Bllokimi i kanaleve te komunikimit me lexuesin realisht i nxjerr ata jashte loje nderkohe qe pamundesia e botimit do te thote mosekzistence. Pjesa me e madhe e tyre megjithese perdorin komunikimin dhe perfaqesimin kibernetik i cili per shkak te natyres se pamundesise se perzgjedhjes i penalizon si joserioze megjithese realisht ata jane nje realitet i pakontestueshem me vlera reale.

Kesisoj librat e shkruar nga shkrimtaret e rinj shqiptare ne njefare menyre sot jane libra te shkruar ne terr per vetveten dhe nje lexues imagjinar me ate idealizem e magjepsje qe te ngjall dashuria per fjalen e shkruar dhe kulturen shqipe. Shkrimtaret e rinj sot jane te izoluar ne nje bote kaotike letrare ku hapesira e ekzistences zaptohet me mjete jashteletrare. Pamundesia ekonomike per te qene i pranishem me libra te botuar meqenese per librat duhet paguar dhe pastaj duhen shperndare falas pasi tregu i skualifikon dhe ne rastin e librave poetike as qe i pranon ben qe ata te heqin dore nga botimi.

Lexoni cfare shkruan Mitrush Kuteli per botimin e Vargjeve te lira te Migjenit

Asohere skish dale ne bote editori shqipetar. Sidoqofte per Migjenin jo. Duhej pra qe vete autori te jepte parate e shtypjes. Edhe kete e beri poeti. Ish asohere mesonjes ne Puke. Pra nepunes me rroge te ulte qe e merrte si pas menyrave te ahershme ne dy-tre muaj nje here. Se kendejmi i keputi paradhenien e derguar me dore miku shtypeshkronjes. Te hollat e tija kursimet e bukes e te ilaceve qe i duheshin aqe fort nje trupi te semure Kjo ngjiste me 1936.

Lexoni cfare shkruan poeti Anton Papleka ne parathenien e librit te tij trondites Udhehumburi2000 botim qe ky poet arriti ta bente vetem pas dhjete vjetesh.

Megjithese de jure i gezoja te drejtat universale te njeriut perfshi te drejten per te botuar de facto ekzistonte nje pengese e pakapercyeshme per te botuar nje liber me shpenzimet e mia do te me duhej te agjeroja diten dhe naten nje vit te tere. Kreshme kaq te gjata per nje liber do te ishin te paarsyeshme vetevrasese... Gjate ketij dhjetevjecari trokita tek dy-tre botues por nuk ma hapi deren asnjeri. Per ti shpetuar gojembylljes absolute botoja ne ndonje gazete a reviste ndonje cikel me poezi. Kjo ngjiste me 2000.

Shkrimtari shqiptar me shume pak perjashtime sot e gjithe diten paguan vete per botimin e librit te tij. Kjo ka ngjare tash e njezet vjet ne Shqiperi. Te jesh sot shkrimtar shqiptar do te thote te jesh pjese e nje procesi letrar qe eshte i bllokuar sepse mungesa e periodikeve kulturore vetem sa e shuan flaken e debatit kulturor perfshirjen ne dinamiken e problematikes aktuale ndermarrjen e pergjegjesise sociale per te propaganduar librin dhe leximin duke mos krijuar nje klime paqesore dhe vleresuese krijuese me nje frymezim idealist kulturor.

Te jesh sot shkrimtar shqiptar do te thote te jesh botues i vepres tende sepse ne Shqiperi nuk ka botues te letersise shqipe dhe nje nuk ka letersi ne bote sot qe nuk ka editorin e saj ndersa tek ne shkrimtari shqiptar nuk ka editor letersia e huaj po letersia bestseller po se po letersia mediokre lsquoall a Steel ka aq shume editore ne dispozicion sa te krijohet pershtypja se librat e kesollojte nuk botohen ne shtepi edituese por prodhohen ne fabrika prodhuese te realizmit masivist.

Vini rehellip Poeti udhehumbur thote se botimi ne periodike kulturore ishte menyra e vetme per ti shpetuar gojembylljes absolute.

Koha e ashper e tranzicionit shqiptar ka shenuar vdekjen e njepasnjeshme te periodikeve kulturore. Le te kujtojme ketu edhe per mirenjohje gazeten Kalendari letrar te Ramadan Musliut e cila doli per disa numra duke hapur nje ligjerim te nivelit te munguar estetik gazeten Art te Flori Slatines revisten Mendimi te Hydajet Bajrit revisten Aleph te Gentian Cocolit gazeten Ars te Irhan Jubices revisten kibernetike Ars te Senad Guraziut gazeten Albania e Vogel te Zija Celes gazetat Milosao Temp Obelisk Nacional Letrat XXI gazeten Fjala te Agron Tufes e cila pati nje rrugetim lavdplote pesevjecar per tu ringjallur heredokur ne formen e revistes Fjala revisten Sfida te Uk Zenel Bucpapes revisten elitare Poeteka te Arjan Lekes revisten e re me histori te vjeter Jeta e re ne Prishtine e cila rinisi botimin pas nje heshtjeje shumevjecare ne drejtimin e Ag Apollonit si dhe disa gazeta dhe revista kulturore te cilat perballe lenies ne meshire te fatit lindin dhe vdesin zgjerohen dhe rrudhen duke iu bashkangjitur gazetave te tjera.

Per nje vit rresht nje periodik kulturor me histori 106-vjecare si gazeta Drita kishte nje ekip botues qe perbehej prej dy vetesh botuesit dhe kryeredaktorit. Botuesi paguante nga xhepi i tij parate e botimit te gazetes dhe ato te shperndaresit. E vetmja gje qe kishte gazeta ishin dy adresa e-mali. U aplikua ne te gjitha institucionet kulturore te kryeqytetit per nje shume prej njeqind mije lekesh te reja per ta mbajtur gjalle gazeten per nje vit tjeter duke mos perfshire ne aplikim asnje lloj pagese per asnje prej kontribuuesve ne botimin e saj. Te gjitha aplikimet u refuzuan. Gazeta mbijetoi asisoj derisa botuesit poetit Alban Kardashi iu mbaruan kursimet personale dhe gazeta u mbyll. Kjo ngjiste ne vitin 2009.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›