Ne Kumanove do te themelohet Teatri Shqiptar
Kumanove 6 dhjetor NOA / Milena Selimi - Shfaqja Kufomat e gjalla e cila ishte njera nga aktivitetet e Diteve te Kultures Shqiptare ne Kumanove i tejkaloi parashikimet me spektatore dhe artdashes. Te pranishem ne kete shfaqje ishin edhe Zevendeskryetari i Qeverise se Republikes se Maqedonise Abdilaqim Ademi deputete njerez te artit dhe te kultures dhe qytetare te Kumanoves.
Aktoret Musa Isufi Kipci Mendim Murtezi Hajni dhe Sefedin Shabani ilustrojne moralin e humbur te nje shoqerie perfshi edhe ate shqiptare. Nje proteste e forte emocione te fuqishme te cilat mbajten mberthyer spektatorin ne nje ore. E vecanta dhe surpriza e shfaqjes ishte fjala e z. Abdilaqim Azemi i cili me ngjitjen e tij ne skene deklaroi se shqiptaret e Kumanoves ne te ardhmen do te kene mundesi qe te shohin shfaqje teatrore ne gjuhen shqipe.
Zevendeskryetari i Qeverise se Republikes se Maqedonise Abdilaqim Ademi mori pjese ne shfaqjen teatrore Kufomat e gjalla qe u mbajt ne kuader te Diteve te kultures shqiptare te cilat kete vit u organizuan ne qytetin e Kumanoves te mbeshtetura nga ministria e Kultures dhe nga Qeveria e RM-se. Sonte prej ketu e beje te ditur edhe lajmin per vendimin e Qeverise se RM-se per themelimin e Drames shqipe ketu ne Kumanove njesi kjo qe do te funksionoje ne kuader te Shtepise se Kultures.
Pas themelimit jane duke
rrjedhur edhe procedurat per ekipin perkatesisht punesimin e aktoreve
shqiptare u shpreh zevendeskryetari i Qeverise se RM-se Ademi. Sipas
tij me kete vendim realizohet nje deshire dhe kerkese e kahmotshme e
qytetareve te Kumanoves per te pasur Teatrin e tyre por edhe e spektatoreve
dhe artdashesve per te ndjekur shfaqjet e aktoreve te tyre. Me kete ne
vetem po plotesojme nje kerkese dhe po institucionalizojme kulturen shqiptare
jo vetem ne Kumanove por edhe me gjere.
Deri tani kemi themeluar Muzeun e Alfabetit ne Manastir Muzeun e UK-se ne Shkup kurse shume shpejt do te fillojme edhe dy projekte kapitale per kulturen shqiptare ajo e Sheshit Skenderbeu dhe Teatrit dhe bibliotekes ne Tetove. Por kemi financuar edhe renovimin e disa objekteve sic eshte teatri ne Shkup dhe Qendra per kulture ne Tetove. Ne do te vazhdojme edhe me tej te perkrahim aktivitetet e artisteve dhe te kultures shqiptare ne Maqedoni per te marr ate qe na takon si shqiptar nga hisja e buxhetit per kulture u shpreh me tej zevendeskyeministri Ademi.
m.s/n.e/NOA