E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Perëndimit edhe vendet arabe “njohin” opozitën siriane, Arabia Saudite: Do i furnizojmë me armë

25-02-2012 / Gazeta 55

Obama: Do përdorim çdo mjet për të ndalur masakrën në Siri


Gjatë fjalës së tij të mbajtur në konferencën për Sirinë në Tunizi, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se mbështetja e furnizimit me armë e rebelëve që luftojnë regjimin e Assad është një ide e shkëlqyer. Kjo deklaratë ka ardhur menjëherë pas komentit që bëri Obama për të përdorur çdo mjet në dispozicion, për të ndaluar masakrën. Arabia Saudite mbështet armatosjen e ushtrisë guerile opozitare të Sirisë, pas komenteve për një mundësie ndërhyrjeje nga ana e superfuqisë sunite myslimane, për shtypjen e rebelëve nga ana e regjimit të Assad. Ministri i Jashtëm Saudit, princi Saud al-Faisal, e përshkroi armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare Siriane si një “ide të shkëlqyer” në një takim inaugurues në Tunizi të një grupi anti-Assad, të quajtur Miqtë e Sirisë. Në qytetin sirian të Homsit, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se kishte filluar të evakuojë gra dhe fëmijë nga zona e Amr Baba, ku u plagosën disa gazetarë perëndimorë, duke përfshirë dhe gazetaren e “Le Figaro” Edith Bouvier dhe fotoreporterin e “Sunday Times” Paul.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›