S’ndalen sulmet e talebanëve në Afganistan, vriten dhe dy ushtarë amerikanë

25-02-2012 / Gazeta 55
Dy amerikanë janë vrarë të shtunën brenda ambienteve të ministrisë së Brendshme në Afganistan në kryeqytetin Kabul. Ata besohet se janë një kolonel dhe një major i ushtrisë amerikane.
Lajmi u konfirmua për Reuters nga burime të sigurisë në Afganistan.
Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se të dy ushtarakët u vranë, por ende nuk dihet se kush është përgjegjësi i këtij sulmi.