Pas Qeverisë, Gashi jep dorëheqje edhe nga AKR

Një ditë pasi ka paraqitur dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i zëvendëspresidentit të Aleancës Kosova e Re dhe nga të gjitha strukturat drejtuese të partisë.
Aleanca Kosova e Re (AKR), përmes një kumtese për medie, ka konfirmuar dorëheqjen e Gashit nga strukturat udhëheqëse të kësaj partie.
Në njoftimin e lëshuar nga AKR-ja, vlerësohet angazhimi dhe kontributi i Gashit në këtë parti duke mirëpritur kurdoherë rikthimin e tij në strukturat e partisë.
Të hënën Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e zëvendësministrit të punëve të jashtme, për shkak të konkurimit të tij për rektor në Universitetin e Prishtinës. Këtë të fundit e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.