E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali financiar,Osborn e mirëpret dorëheqjen në Barclays

Shefi ekzekutiv i bankës britanike Barclays, Bob Dajmond, ka dhënë dorëheqjen për shkak se banka ka paraqitur dokumenta të falsifikuara për operacionet e saj.

Kjo dorëheqje u bë një javë pasi banka u gjobit nga autoritetet e Britanisë për përpjekje për manipulim, duke shkaktuar kontrolle qeveritare dhe hetime penale.

Ministri i financave i Britanisë, Xhorxh Osborn, tha se dorëheqja e zotit Dajmond ishte “vendim i drejtë”.

Kryesuesi i bankës Barclays, Markus Agius, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen e tij nga banka e tretë më e madhe në Britani, për shkak të këtij skandali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›