Greqi, Raichenbach: Emergjente reformat, rimëkëmbja kërkon kohë

Shefi i Task Forces së BE-së për Greqinë, Horst Raichenbach nga Konferenca e Economist në Athinë lëshoi alarmin se qeveria e re duhet të respektojë angazhimet e saj për vazhdimin e reformave në mënyrë që të dalë nga situata kritike.
Raichenbach theksoi se qeveria e re duhet të vazhdojë reformat dhe të përqëndrohet në privatizimet, pasi procesi i restaurimit të ekonomisë greke sipas tij do të marrë kohë.
Shefi i Task Force së BE-së për Greqinë në plan të parë ka vlerësuar shlyerjen e borxhit të akumuluar, ndërsa sa i përket reformës administrative kërkoi vendimmarrje të shpejtë për shkurtime në masën 25%.
Ndërsa sa i përket të ardhurave tatimore, Raichenbach vërejti nevojën për të reformuar kornizën fiskale. Z. Raichenmpach u fokusua edhe në nevojën e lehtësimit të procedurave për fillimin e bizneseve të reja dhe për lehtësimin e eksportit, duke reduktuar procedurat administrative dhe pengesat në zonën doganore.