Pas TAP-it, E majta bëhet gati të hedhë firmën e statusit tek projekti i Berishës
Pas investimit strategjik të TAP si dhe disa megaprojekteve të tjera energjetike, E Majta bëhet gati të korrë frytet e një pune vizionare, nga kabineti Berisha. Marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, në dhjetor të këtij viti, është inerci e punës së kryer nga kryeministri Berisha në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve me standarde evropiane, duke kapërcyer bllokadën kryeneçe të një opozite të pjellë nga brezi i dytë i Bllokut
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi deklaroi një ditë më parë se statusi i vendit Kandidat për Shqipërinë është i arritshëm në muajin dhjetor, duke qenë se zgjedhjet ishin konkurruese (meritë e qeverisë Berisha) dhe të lira. “Aprovimi i tre ligjeve ishte një hap i rëndësishëm, ne e kemi thënë këtë. Në anën tjetër, konkluzionet e Këshillit të Ministrave në dhjetor thoshin se duhet të zhvillonit zgjedhje sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, të cilat ishin vendimtare për vijimin e procesit të integrimit”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Edhe komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian z. Stefan Fyle duke përgëzuar arritjen e standardeve të zgjedhjeve vuri në dukje se në 8 vitet e fundit për Shqipërinë ka qenë një periudhë reformash të rëndësishme gjatë qeverisë Berisha drejt rrugëtimit evropian.
Mirëpo në 8 vitet e qeverisë Berisha në planin jashtëm ka qenë gjithmonë një sukses i paralajmëruar. Anëtarësimin në NATO në 4 prill të 2009 dhe po në këtë muaj qeveria Berisha bëri kërkesën zyratare për marrjen e statusit të vendit Kandidat, liberalizimin i vizave në 15 dhjetor të 2010 në të cilën qytetarët shqiptarë lëvizën të lirë në Europë ishin tre medalje në xhaketën e kryeministrit Berisha. S’do mend që marrja e statusit të vendit Kandidat në dhjetor është inerci e punës së kryer nga kryeminitri Berisha në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve me standarte europiane dhe votimi më në fund të tre ligjeve të bllokuara nga ana e Edi Ramës me kryeneçësi. Të gjithë mbajmë mend refuzimin e një grupi deputetësh të PS për të votuar kufizimin e imunitetit parlamentar të kërkuara nga Bashkimi Europian. Dhe pas miratimit të kufizimit të imunitetit parlamentar plotësimi i 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian u bllokuan gra refuzimi i PS dhe Edi Ramës për të votuar te ligjet: Ligjin për Gjykatën e Lartë, Nëpunësin Civil dhe reformën parlamentare. Edi Rama me kërkesë të Ilir Metës votoi tre ligjet në momentin kur u sigua se marrja e statusit kandidat në BE do të jepej para zgjedhjeve parlamentare, që sipas tij, do të ishte një gur fitoreje e Berishës.
Megjithatë marrja e Statusit të vendit Kandidat do ta gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe jo qeveria e ardhshme e së majtës, pasi Edi Rama nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë arritje, përkundrazi ka bërë gjithçka për ta vonuar me ca kleçka banale si çështja e qarkut të Fierit, që bëri të qeshin gjysmën e botës demokratike për gjetjen e një shkaku për të mos votuar tre ligjet e kërkuara nga BE-ja si parakusht për marrjen e statusit.
Ndërkaq qytetarët shqiptarë do të gëzojnë edhe frytet e punës së qeverisë Berisha me lobimin e gazsjellësit Transadriatik, TAP, me qeverinë e Azerbajxhanit dhe qeveritë fqinje. Investimi personal i kryeministrit Berisha në dhënien e garancisë për këtë projekt, duke lobuar në shumë vende fqinje, ka qenë një faktor vendimtar për arritjen e kësaj sipërmarrje madhore. Padyshim, Edi Rama, si kryeministër i ardhshëm do të duhet të menaxhojë marrëdhëniet e ndërtuara për këtë project duke dhënë garanci për projektin e gazifikimit të shtëpive të qytetarëve, duke diversifikuar burimet e energjisë.
Sido që të jetë qeverisja e së majtës, në planin ndërkombëtar Shqipëria me qeverisjen Berisha ka pasur një kartëvizitë suksesi, duke marrë investime të huaja, siguri, energji dhe dinjitet si asnjëherë tjetër. Edi Rama do ti duhet shumë punë për të fituar besimin në organizmat ndërkombëtarë sidomos në deklaratat NATO është natë dhe gjithë farësoj pabesish në intervistat, në të cilët deklaron se “ndërkombëtarët e tradhtuan në 2009 dhe 2011”. Ndërkombëtarët nuk i kanë asnjë faj Edi Ramës për të sjelljet e tij jo demokratike.