E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: PDIU, jo pjesë e lojërave të PS

29-06-2013 / Gazeta 55

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka sqaruar lajmin e pavërtetë që fliste për një bashkëpunim të PDIU me PS, duke shprehur keqardhjen dhe se e gjitha është produkt mediat i një segmenti brenda PS me tentativën për bërë presion brenda mazhorancës me qëllim ndryshimin e balancave. “Më vjen keq që e gjitha është produkt mediat, i një segmenti brenda PS, pasi fituesi më i madh ishte LSI dhe raporti pasi fituesi më i madh ishte LSI dhe raporti forcave brenda mazhorancës jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur dhe u fabrikua ideja që të na fusnin brenda për të bërë presion brenda mazhorancës me qëllim ndryshimin e balancave”- u shpreh ai. Kreu i PDIU sqaroi për opinionin publik edhe intervistën e dhënë nga deputeti Dashamir Tahiri në gazetën “Shekulli” duke theksuar se, “Deputeti Dashamir Tahiri nuk është shprehur asnjëherë se ne presim ofertë nga PS, ai ka marrë një telefonatë nga një gazetar i ‘Shekullit’ dhe pyetjes për bashkëpunim me PS, ai është i përgjigjur se do bashkëpunojmë me çdo parti, nga këtu mori spunton. Të nesërmen doli zoti Kokëdhima bëri të kundërtën e saj”. Në fjalën e tij Zoti Idrizi ka nënvizuar që PDIU-në të mos e përfshijnë në lojërat e brendshme të dikujt. Më tej lideri i PDIU u shpreh i kënaqur për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 23 qershori, duke deklaruar trefishim në krahasim me vitin 2009. “Kemi ruajtur të njëjtin trend me vitin 2011 dhe nga pikëpamja e mandateve jemi partia e 4-ët dhe kemi rezultat shumë të mirë me 5 mandate, megjithëse ne e kishim parashikuar. PDIU është një parti në rritje dhe një parti kombëtare, jo parti e lokalizuar dhe një komuniteti, gjë që u vërejt dhe ngjatë fushatës. Kauzat tona kanë qenë përbashkuese, sigurisht se çështja e çame mbetet në themel, ndërkohë dhe fryma pozitiviste ka qenë në qendër. Për ne është përgjegjësi e madhe. Jam i bindur në këto që them, për shkak të veçorisë që ka partia jonë ajo mund të qëndrojë shumë mirë madje dhe shumë lirshëm për të çuar para ato kauza që kanë nevojë. Kemi mazhorancë të bollshme, më shumë sesa të bollshëm, që duhet të kthejë votën në përgjegjësi të madhe. Ne ndihemi shumë komod në opozitë dhe po programojmë sensin e madh të përgjegjësisë, ne do qëndrojmë në këmbë në Parlamentin e Shqipërisë”, siguroi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›