Pas Ukrainës, Rusia akuzon SHBA për sulmin me dron në Kremlin
Pas Ukrainës, sot Rusia ka akuzuar Amerikën për një sulm me doron, që sipas tyre synonte të vriste Vladimir Putinin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi SHBA në një konferencë për gazetarët, duke thënë se Uashingtoni duhet të jetë i vetëdijshëm se Rusia e di se ajo po zgjedh objektivat dhe Ukraina thjesht po zbatonte planet e SHBA. Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e përfshirjes së SHBA.
Po ashtu ditën e djeshme Ukraina ka mohuar përfshirjen në këtë sulm me dron. Kujtojmë që pamjet treguan dy objekte fluturuese që po i afroheshin Kremlinit dhe një duke shpërthyer me një blic të ndritshëm.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
