"Përgatitje për pas datës 14 Maj", gazetari: Edi Rama nuk e ka përcaktuar trashëgimtarin e tij në PS
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri Edi Rama e ka vendosur veten në ballë të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, sepse nuk e ka përcaktuar ende se kush do të jetë trashëgimtari i tij në Partinë Socialiste.
Duke analizuar fushatën e PS dhe figurën e Edi Ramës si figurë qëndrore në të me sloganin "Vetëm përpara, kurrë më mbrapa", tregon si ai është duke u përgatitur për atë që do të vijë pas 14 Majit.
"Do ndaloj në disa elementë të kësaj fushatës. E para, që duhet të krijojë një fushatë është besimi. E dyta është se nuk ka fushatë mes kandidatëve lokalë, nuk ekziston, as për programin, as çfarë ka ndodhur në 4 vitet e kaluara.
Fushata është për mandatin e 4-të. Figura e Ramës me të gjithë kryetarët e bashkive, po tregohet qartë se në PS-ja ende nuk është përcaktuar për trashëgimtarin e saj. E ky fakt, sjell që figura e Ramës është duke u përgatitur për pas datës 14 maj.
Për faktin që fushata ka liderin dhe një kandidat për bashki, kjo i bie se njerëzit që kanë besim tek Edi Rama, po shikojnë liderin e PS-së si kandidat për mandatin tjetër", u shpreh Baton Haxhiu në SYRI TV.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
